Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
PD e cilëson këtë vendim si akt puçist antikushtetues.
“Edi Rama, në një akt puçist antikushtetues, njoftoi sot bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres”, thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike, “deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Sipas PD-së, Kryeministri ka urdhëruar ndërprerjen e shqyrtimit të kërkesës së SPAK nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, duke u bazuar në pritjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.
Partia Demokratike thekson se kjo ndërhyrje është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë që kërkesat e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të shqyrtohen dhe të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara ligjore.
PD-ja shprehet se kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut bazohet në fakte dhe dokumente të hetimeve për pasuri të deklaruara dhe të padeklaruara, përfshirë dyshimet për përfitime nga projektet e infrastrukturës publike dhe pasuri të tjera.
PD thekson se shqyrtimi i këtyre kërkesave nuk lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por është një procedurë e pavarur ligjore.
Në reagimin e saj, Partia Demokratike shpreh shqetësim për ndërhyrjen e ekzekutivit në proceset parlamentare dhe gjyqësore, duke theksuar se respektimi i ligjit dhe procedurave është themeli i funksionimit të institucioneve demokratike.
PD-ja bën thirrje për respektimin e Kushtetutës dhe për përfundimin e shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë pa vonesa artificiale.
“Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë akt puçist të Edi Ramës dhe bën thirrje: Në këmbë, qytetarë! Të mbrojmë nesër me guxim dhe vendosmëri ligjin dhe Kushtetutën, me revolta të fuqishme, për të shpëtuar sa më shpejt shqiptarët dhe Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e PD.(Gjergji MIMA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI