Pas kërcënimeve të Ilir Metës me revolta popullore kundër Edi Ramës, ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës. Ky i fundit thotë se pas zgjedhjeve vendi i Ramës është në burg.
Basha shton se opozita nuk ka ndërmend të merrët me çështjen e ndryshimeve kushtetuese, por me problemet e qytetarëve.
Reagimi i plotë i kryetarit të PD:
Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama.
Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.///java//
ME SHUME LAJME
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI
Sarandë.Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja, 5 në pranga
Sajadhë. Greqi. Synonte nga Konispoli kalimin ilageal për Shqipëri, humbet jetën kiliani 20-vjeçar