Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të fuqishme, kanë përfshirë të gjithë territorin e qarkut Gjirokastër. Në bashkinë Tepelenë, në orët e para të mëngjesit të datës 6 janar 2026, janë evidentuar problematika në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, si pasojë e rënies së inerteve nga shpatet malore. Aktualisht, rruga është e qarkullueshme vetëm me një kalim.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe firma kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.
Sipas të dhënave zyrtare, lumenjtë Vjosa dhe Drino paraqiten në nivele normale dhe nuk ka rrezik për përmbytje.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi