Eco Campusi, në zonën urbane Turizëm -Kanal i Çukës, i nisur vite më parë për të kirjuar një kompleks edukativ modern për Sarandën, ku do të përfshihej një shkollë 9-vjeçare, por e zvarritur prej kohësh, më në fund do të ketë një destinacion të ri: Në mjediset e tij do të funksionojë filiali universitar me dimensione dhe funksione bashkohore në përshtatje edhe me nevojat që ka sektori prioritar dhe jetik i turizmit gjithovjet në këtë rajon të Shqipërisë.


Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi gjatë një takimi me grupin e gazetarëve në kuadër të nje veprimtarie inicuar nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisël dhe dega e saj në Sarandë.

Çaçi vuri ne dukje para gazetarëve se në mjediset e godinës së Eco Kampusit, do të ketë edhe hapësira për evente turistike si konferenca, work shope, simpoziume për turizmin, etj,.

Me këtë rast, kryebashkiaku prezantoi para gazetarëve panoramën e projekteve më prioritare dhe të punëve transformuese të Sarandës dhe Ksamilit gjatë vitit 2026 që lidhen me investime të rëndësishme që janë në vijim ose do të nisin gjatë këtij viti në fushën e infrastrukturës rrugore e turistike, për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm e kanalizimet, për investime rehabilituese të institucioneve të kulturës, arsimit dhe sportit.
Eco Campus, në zanafillën e investimit ishte një projekt i nisur për të krijuar një kompleks edukativ modern për Sarandën që përfshinte kopsht, shkollë 9-vjeçare dhe mësim të mesëm. Edhe pse godina është ndërtuar prej disa vitesh, ajo ende, nuk është futur në funksionin e saj arsimor, pavarësisht investimit dhe viteve që kanë kaluar./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.