Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, inxhinieri Pëllumb Halimi.
Pëllumb Halimi ishte një figurë e njohur dhe e respektuar e jetës publike në Sarandë. Ai, për shumë vite kontribuoi me përkushtim, si rrallë kush në shërbim të qytetit dhe komunitetit të banorëve.
Pëllumb Halimi ka ushtruar me parë detyra të rëndësishme si drejtor i Parkut të mallrave duke lënë një emër të respektuar Sarandë dhe kudo në rajonin e saj. Përkushtimi i tij i njohur u manifestua edhe ne detyrën e Porti Detar por edhe më vonë si drejtor i sektorit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Sarandës.
Aftësia, komunikimi human, përkushtimi dhe thjeshtësia, ishin disa nga cilësitë e Pëllumb Halimit si personalitet i mirënjohur për dekada në Sarandë edhe si model i shërbestarit publik të komunitetit.
Pëllumbi ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët, qytetarët e thejshtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Mësohet se Familja e të ndjerit pret ngushëllime në Shtëpinë Funerale “Bebri”duke filluar sot nga ora 10:00.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet ditën e diel, më 08.02.2026, në orën 10:00, në Varrezat publike Limjon.
LAMTUMIRË PËLLUMB, SHEMBULL I SHËRBESTARIT TË PALODHUR PUBLIK TË SARANDËS!/ SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade