Ermal Meta duket se është në rrugë të mbarë në garën e tij në Sanremo. Artisti shqiptar është vlerësuar nga këngëtari dhe aktori italian, Adriano Celentano.
“Stella stellina” e kantautorit shqiptar, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është projektuar si këngë fituese nga 88-vjeçari.
“Bravo Ermal! Kënga jote është e mrekullueshme! E ke kënduar kaq bukur sa është thuajse e pamundur të mos fitosh!”, shkruan Celentano në rrjetet e tij sociale. Në natën e dytë, kënga e Metës u rendit në pesëshen më të mirë. Në veshjen e tij ra në sy jaka e qëndisur me emrin Amal që nuk përfaqëson vetëm një vajzë të vogël, por edhe simbolizon viktimat e luftës Izrael-Palestinë.
Në natën e tretë të edicionit të 76-të të festivalit, do të prezantohet Propozimi i Ri i vitit 2026.
Pas kësaj, do të vazhdojë performanca e 15 këngëve të mbetura në garë dhe më pas votimi që ndahet me peshë të barabartë, 50% për publikun dhe 50% për jurinë, ku më pas do të dalin 5 këngët më të mira të mbrëmjes.(Shqiptarja.com)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI