Është hedhur sot në qarkullim në Sarandë dhe disa qytete të tjerë të vendit, libri i autorit sarandiot Shkëlqim SELMANI, “FJALA IME”, botim i Shtëpisë së mirënjohur botuese “2M”.
Vëllimin poetik “FJALA IME” përfshin krijime poetike në një hark kohor relativisht të gjatë duke bartur perceptime dhe impresione te autorit për dukuri, figura, gjendje shpirtërore ballafaquar me dallgët e jetës së trazuar shqiptare veçanërisht gjatë tranzicioit të mundimshëm të një shoqërie me trauma në kërkim të njerut të lirë.
Libri ka një dedikim kryesor sikurse shkruan autori i cili nuk harron të vendosë edhe një numer kontakti për të gjithë ata që do të donin ta kishin këtë libër të parë të Shkëlqim Selmanit :
“ Këtë libër ja kushtoj vëllait tim Flamur Selmanit, i cili ndërroi jetë në moshën 52 vjeç, në kulmin e karrierës dhe jetës. Nga nesër fillon shpërndarja e librit. Dashamirësit e mi, kureshtarët, të afërmit, miqtë dhe ata që duan ta lexojnë këtë librin tim të parë, me vjersha dhe poezi të më telefonojnë çdo paradite në, 067 36 15 646. “
Shkëlqim Selmani pavarësisht se del me këtë libër të parë para lexuesit shqiptar, nuk është i panjohur për shumëkënd falë publikimeve të herëpashershme në faqet e tij zyrtare ne FB , ku nuk ka munguar, në disa raste të befasojë, jo vetëm me statuse që bartin frymën e shqetësimit qytetar pamfletik e shpesh mirëfilli politik, por edhe me një vjershërim të ndjerë, të sinqertë, pa artifica dhe të përkorë.
Stafi i SRANDANEWS.AL i uron autorit rrugëtim të mbarë të vëllimit “FJALA IME” !/ SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.