Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e Mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

ME SHUME LAJME
Dita Botërore e Artit Pamor.Saranda me galeri arti prej vitit 2012
TTW: Mes gjithë sfidave globale, Shqipëria një destinacion unik dhe i sigurtë
Si dukej Butrinti në pranverën e vitit 1990