Sot është Dita Botërore e Artit pamor.
Kjo ditë, u njoh zyrtarisht prej UNESCO-s në vitin 2019 për të nxitur, mbështetur dhe mbrojtur mjediset artistike. Ajo vlerëson kontributin e artistëve në shoqëri si dhe inkurajon forcimin e lidhjeve midis krijimeve artistike dhe komuniteteve.

15 prilli u përzgjodh në nder të artistit të shumanshëm Leonardo da Vinçit (15 prill 1452 – 2 maj 1519), në ditën e tij të lindjes.
Tema e 2026-ës, për Ditën Botërore të Artit është “Të kultivosh komunitetin përmes artit”. Tema për Ditën Botërore të Artit ndryshon nga viti në vit, duke u përqendruar në aspekte të ndryshme se si arti ndikon në shoqëri dhe në jetën tonë personale.

Aktivitetet që zhvillohen më 15 prill përfshijnë punëtori, debate, ekspozita dhe tubime kulturore për të nxjerrë në pah rolin e artistëve.
Me një numër artistësh figurativë të afurmuar veçanërisht në vitete ’70, ’80 e ’90, Sarannda hyn ndër qytete me jetë të pasur të arteve pamore. Lesko Ligu, Niko Godroli, Vasil Kaçi, Spiro Shtuka, Odisea Papa, Lefter Çeko, etj,, janl vetëm disa nga emrat e plejdës së artistëve figurativë të Sarandës me aktivtete e ekspozita ndërkombëtare e të shtrira në disa shtete si ne Greqi, Suedi, SHBA, Itali, etj,.

Galeria e arteve pamore “ART Saranda” u çel ne vitin 2012 me promovimin e ekspozitës të datës 18.05.2012. Ajo drejtohet në këtë rrugëtim artistik nga piktori dhe skenografi i mirënjohur Lefter Çeko dhe numëron në jetën e saj si institucion i specializuar i kulturës në vartësi të bashkisë Sarandë, dhjetra e dhjetra ekspozita vetjake e kolektive.

Galeria e arteve pamore “ART Saranda” është një nga destinaicionet e rëndësishme të turizmit kulturor në jugperëndim të Shqipërisë. Janë mijlra turuistë që e frekuentojnl këtë galeri arti çdo vit.

Galeria “ART Saranda” prej vitit 2012 zotëron edhe fondin e saj të veprave të artit, një pasuri e krijuar vit pas viti me vepra të piktorëve dhe skulptorëve vendas, kontributete artistike të të cilëve njihen kombëtarisht po edhe ne vende të ndryshme të botës. Vetëm pak kohë më parë, piktori sarandiot Spiro Shtuka përfaqësoi edhe Greqinë në Ekspozitpn botërore të artit figurativ në Shangai. Disa vepra të skulptorit Odisea Papa, prej vitesh janë çjesë e pajzazheve publike në Stokholm (Suedi) dhe vende të tjera të këtij vendi nordik.( Edlira Ruzi-sarandaNews.al)///
ME SHUME LAJME
TTW: Mes gjithë sfidave globale, Shqipëria një destinacion unik dhe i sigurtë
Moti sot me vranësira dhe reshje në zonat malore
Si dukej Butrinti në pranverën e vitit 1990