SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, e lokalisht në intervale të shkurtra kohore në jug e lindje me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Në zonën e Alpeve, dhe në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1200-1400 metra parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina, bregdet dhe male hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër12/19Re shi diell
Kukës5/13Re shi, borë/diell
Lezhë13/19Re shi diell
Dibër8/17Re shi, borë/diell
Durrës13/19Re shi diell
Tiranë14/19Re shi diell
Elbasan12/18Re shi diell
Berat12/19Re shi diell
Vlorë14/19Re shi diell
Korçë5/8Re shi, borë/diell
Gjirokastër12/16Re shi diell
Sarandë15/18Re shi diell
error: