SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sot viti i 56-të i Ditës së Tokës! Si lindi “festa” që ndërgjegjëson në mbrojtjen e mjedisit

Sot, më 22 prill, bota feston Ditën e Tokës, dhe ky është viti i 56-të i festimit.  Kjo ditë shërben si një thirrje ndërkombëtare për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e mjedisit nga degradimi, ndotja dhe ndryshimet klimatike.
Për herë të parë Dita e Tokës është festuar në vitin 1970, teksa tashmë përfshin ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës në më shumë se 193 vende.

Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John Mçonnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore. John Mçonnell zgjodhi për të festuar Ditën e Tokës, ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë Dita e Tokës në mbarë botën.

Për themelimin e datës së festimit të Ditës së Tokës më 22 Prill, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë. Në këtë mënyrë, data 22 prill 1970 është shënuar si përvjetori i lëvizjes moderne mjedisore.

Në 22 prillin e 2016-ës, u nënshkrua Marrëveshja e Parisit, nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera. Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.

Komunitete të shumta krahas kësaj festojnë edhe Javën e Tokës, e që përfshin një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota.(newsbomb)

error: