Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të hetimeve në lidhje me dyshimet për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive për ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin, Ermal Beqirin, Gëzim Hoxhën, Andis Papas dhe Elision Jorgjis.
Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milionë euro.
Prokuroria e Posaçme falenderoi Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.
SPAK po kryen hetime paraprake për veprat penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve publikë” i kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve publikë” i kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.(Marseda Qefalia)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI