SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Hetimet për AKSHI-në, sekuestrohen pasuri në vlerën e mbi 40 milionë eurove

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të hetimeve në lidhje me dyshimet për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive për ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin, Ermal Beqirin, Gëzim Hoxhën, Andis Papas dhe Elision Jorgjis.

Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milionë euro.

Prokuroria e Posaçme falenderoi Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.

SPAK po kryen hetime paraprake për veprat penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve publikë” i kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve publikë” i kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.(Marseda Qefalia)///

error: