Sot, më 22 prill, bota feston Ditën e Tokës, dhe ky është viti i 56-të i festimit. Kjo ditë shërben si një thirrje ndërkombëtare për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e mjedisit nga degradimi, ndotja dhe ndryshimet klimatike.
Për herë të parë Dita e Tokës është festuar në vitin 1970, teksa tashmë përfshin ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës në më shumë se 193 vende.
Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John Mçonnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore. John Mçonnell zgjodhi për të festuar Ditën e Tokës, ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë Dita e Tokës në mbarë botën.
Për themelimin e datës së festimit të Ditës së Tokës më 22 Prill, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë. Në këtë mënyrë, data 22 prill 1970 është shënuar si përvjetori i lëvizjes moderne mjedisore.
Në 22 prillin e 2016-ës, u nënshkrua Marrëveshja e Parisit, nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera. Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.
Komunitete të shumta krahas kësaj festojnë edhe Javën e Tokës, e që përfshin një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota.(newsbomb)
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI