Një rrëfim i pazakontë dhe plot akuza vjen nga vetë Lazarati, fshati që për vite u kthye në simbolin më të njohur të kultivimit të hashashit në Shqipëri.
Në emisionin “Njerëzit e Fshatit” të gazetarit Xhensil Shkëmbi, një prej banorëve të Lazaratit pranon hapur se kultivoi hashash, ashtu siç thotë se bënë shumë të tjerë, duke e justifikuar me varfërinë dhe pamundësinë për të siguruar jetesën me një pagë normale.
“Unë nuk e kam përdorur ta pi, për ta mbjellë e mbolla si gjithë të tjerët. E mbolla se isha hallexhi. Bëra atë shtëpi që futa kokën, se me rrogë shteti nuk e bëja dot,” – rrëfen ai.
Por deklarata bëhet edhe më tronditëse kur banori pretendon se kultivimi dhe transporti i hashashit nuk mund të funksiononin pa bashkëpunimin e Policisë së Shtetit në atë kohë.
“Ti e di që policia këtu u bë bajloz? Bashkëpunonte policia me banorët. Pa bashkëpunimin e policisë do dilje në asfalt të bëje transportin e mallit?” – deklaron ai, ndërsa përshkruan edhe skena të transportit masiv: “Mbush Iveko e poshtë e përpjetë…”

Deklaratat mbeten pretendime personale, por ato hedhin dritë mbi një kapitull që vazhdon të ngjallë debat të fortë publik.(Tema)///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri