Të paktëpn dy persona u arrestuan së fundi për vjedhje në Sarandë. Policia vuri ne dukje se u finalizua operacioni i koduar “Pick pocket”, duke zbardhur 3 raste të vjedhjes..
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pick pocket”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy shtetasve të dyshuar për vjedhje:
-A. P., 58 vjeç dhe E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier. Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se më datë 25.04.2026, i kanë vjedhur celularin, shtetasit S. P., banues në Sarandë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se këta shtetas iu kanë vjedhur portofolat ku mbanin shuma parash, 2 shtetasve, në datat 19.04.2026 dhe 28.01.2026, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, Sarandë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI