Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka përndjekur një vajzë në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur shtetasi R. H., 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 21-vjeçare. Policia bën me dije se po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. H., 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 21-vjeçare,” njofton policia.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI