Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar së fundmi hapjen e procesit të aplikimeve për A1 dhe A1Z.
Përmes këtij procesi, maturantët përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026, ndërsa maturantët e viteve të kaluara kanë mundësinë të aplikojnë për të konkurruar për studime universitare gjatë këtij viti.
Sipas njoftimit, aplikimet për maturantët do të zhvillohen nga data 5-7 maj, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes platformave online, duke u mundësuar nxënësve të ndjekin në kohë të gjitha procedurat për pjesëmarrje në provimet e Maturës Shtetërore.
Ky proces synon të garantojë një administrim të thjeshtuar, të shpejtë dhe transparent për të gjithë maturantët në rang vendi, si pjesë e organizimit të Maturës Shtetërore 2026.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI