5 maji shënon Ditën e Dëshmorëve, një datë historike përkujtimi dhe nderimi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit.
Çdo 5 maj, në Varrezat e Dëshmorëve, zhvillohen homazhe, si në kryeqytet ashtu edhe në bashkitë e tjera.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, dita kur u vra heroi i popullit, Qemal Stafa, një nga figurat më të shquara të qëndresës antifashiste shqiptare. Kjo datë simbolizon jo vetëm humbjen e një figure të re e të guximshme, por edhe sakrificën e një brezi të tërë që luftoi për lirinë e atdheut.
Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.
Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit.
Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Në vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës. (Edlira RUZI)///



S
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI