SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

AMP ndalon 4 punonjës policie në Sarandë për dyshime për shpërdorim detyre

Nga Eva XHAJANKA

 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Policia e Shtetit, ka ndaluar katër punonjës policie në Sarandë, ndaj të cilëve rëndojnë dyshime për disa vepra penale të kryera në bashkëpunim.

Sipas njoftimit për shtyp të AMP-së, të ndaluarit janë Komisar Gëzim Bashllari, Nënkomisar Andi Duro, Nënkomisar Ajdin Ismailaj dhe Inspektor Robert Çullaj, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, “kryerje të veprimeve arbitrare” dhe “mosmarrje masash për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”.

AMP) bën të ditur se, nga hetimet paraprake rezulton se këta punonjës policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndalimin e tyre dhe duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Dyshohet gjithashtu për krijimin e skemave me përfitim të paligjshëm dhe favorizim të subjekteve të lidhura me veprimtari kriminale në territor.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

AMP inkurajon dhe mbështet çdo denoncim të ardhur nga qytetarët dhe mediat, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe verifikim të plotë të çdo informacioni në funksion të zbatimit të ligjit dhe rritjes së besimit publik.///

error: