SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Hapet sezoni turistik në Gjirin e Vlorës, rritet interesi për lundrimet drejt Sazanit dhe Karaburunit

Vlorës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke sjellë risi dhe një organizim më të lartë sa i përket transportit detar.

Anijet turistike me kapacitet mbi 12 pasagjerë kanë nisur tashmë operimet e tyre të rregullta ditore, duke ofruar më shumë siguri, komoditet dhe mundësi për numrin gjithnjë e në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Lorenc Rexhepaj, kapiteni i portit të Vlorës bën të ditur për ATSH-në se “ky fillim sezoni premton një eksperiencë të jashtëzakonshme për të gjithë ata që zgjedhin të eksplorojnë Shqipërinë bregdetare nga deti”.

“Flota e anijeve turistike është gati të ofrojë guida të plota drejt destinacioneve më të kërkuara të rajonit”, tha Rexhepi.

Sipas tij, anijet e certifikuara mbi 12 pasagjerë ofrojnë tashmë standarde të larta sigurie të monitoruara nga Kapiteneria e Portit, duke garantuar udhëtime të qeta edhe për grupe të mëdha apo familje.

“​Fluksi i parë i turistëve ka nisur të ndihet në xhiron kryesore të Lungomares dhe në portin e Vlorës, ku operatorët turistikë raportojnë një interes të lartë rezervimesh që në ditët e para të operimit”, tha Rexhepi.

Vlora këtë vit konfirmohet sërish si kryeqendra e turizmit detar në Shqipëri. ​Destinacionet kryesore të Lundrimit janë ​Ishulli i Sazanit, ish-baza misterioze ushtarake, e cila tashmë pret turistët me historinë e saj unike dhe natyrën e virgjër.

​Shpella e Haxhi Alisë, monumenti magjepsës natyror dhe historik, ku anijet bëjnë ndalesën karakteristike për të lejuar vizitorët të zhyten në ujërat e saj kristal.

Në ​Gadishullin e Karaburunit lundrimi përfshin ndalesa në plazhet përgjatë gjithë gadishullit, si dhe në plazhet e virgjëra dhe të egra në pjesën perëndimore të tij, të cilat njihen për pamjet kartolinë dhe ujin e kaltër të deti(Klodi SARAÇINI_

/k.

error: