Nisja e sezonit turistik veror në Ksamil ka sjellë edhe shtimin e turistëve vendas dhe të huaj që po shijojnë ujërat e kristalta dhe motin e favorshëm të qershorit.
Përmirësimi i infrastrukturës turistike premton për më tepër pushues këtë sezon turistik në Ksamil.
Ndërkohë autoritetet vendore dhe institucionet përgjegjëse kanë marrë masa për garantimin e hapësirave publike në plazhe, duke siguruar zona të dedikuara për pushuesit pa pagesë, sipas planit të menaxhimit të sezonit turistik.
Këto hapësira synojnë të ofrojnë akses të lirë për qytetarët dhe turistët, krahas zonave të administruara nga subjektet private.
Po ashtu, janë forcuar masat për sigurinë ujore përgjatë vijës bregdetare. Në plazhet e frekuentuara janë vendosur vrojtues plazhi, sinjalistika informuese dhe pajisje të ndihmës së shpejtë, ndërsa strukturat përgjegjëse monitorojnë respektimin e rregullave të lundrimit për mjetet detare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.
Ksamili vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore të turizmit bregdetar në Shqipëri, duke nxitur interesin në rritje të turistëve për rivierën shqiptare.
Ksamil, Foto: Andrin Hoxha.///

























ME SHUME LAJME
Borsh. Arrestimi i Moisi Habilajt, Policia e Vlorës zbardh detaje nga operacioni
“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!
Sarandë. Promovohet romani “Liana” i autorit Panajot Zoto.