Shqipëria është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Lajmin e bëri të ditur sot ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili theksoi se ky vendim është njohje e kontributit aktiv të Shqipërisë brenda UNESCO-s.
“Lajm i shkëlqyer: Shqipëria sapo është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (ICH). Kjo zgjedhje është një njohje e kontributit aktiv të Shqipërisë brenda UNESCO-s, si dhe e angazhimit tonë të gjatë për të mbrojtur, promovuar dhe transmetuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore te brezat e ardhshëm”, tha Hoxha.
Sipas ministrit, “Shqipëria është krenare që ka disa elementë të përfshirë në Listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, duke përfshirë Iso-Polifoninë Shqiptare, punimin artizanal dhe përdorimin tradicional të Xhubletës, vallëzimin K’cimi të Tropojës dhe lëvizjen baritore sezonale Transhumanca, ndër të tjera”.
Hoxha shprehu mirënjohjen për të gjitha shtetet anëtare të UNESCO-s për besimin dhe mbështetjen e tyre.
“Ne presim me padurim të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët në avancimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale si një burim identiteti, diversiteti, dialogu dhe zhvillimi të qëndrueshëm”, tha ai.
Hoxha siguroi se “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të dhënë një kontribut konstruktiv në punën e rëndësishme të Komitetit në vitet në vijim”.(Maela MARINI)///
ME SHUME LAJME
Protesta kundër investimit në Zvërnec në ditën e tetëmbëdhjetë
Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron
PE rrëzoi amendamentin kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, Rama: Ose është korruptuar krejt Europa, ose ka diçka që nuk shkon me protestën