SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqenin e Viroit.

Bëhet e ditur se viktima është B.K, i cili punonte si roje në parkun e Viroit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e mbytjes së tij.

Gjirokastër/Informacion paraprak.-Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.///

error: