Pedagogë dhe studentë pasi qëndruan rreth 2 orë përpara Kryeministrisë marshuan sërish edhe sot në rrugët e Tiranës dhe u grumbulluan përpara Ministrisë së Arsimit.
Ata po protestojnë paqësisht para ministrisë dhe deri tani nuk raportohen hedhje gurësh apo lëndësh piroteknike.
Në Rrugën e Durrësit Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që forcat e Policisë kanë krijuar një kordon përpara Ministrisë së Arsimit.
Pasi qëndruan për rreth dy orë në protestë paqësore para Ministrisë së Arsimit, studentë e pedagogë dhe të rinj të tjerë protestues vijuan marshimin në Rrugën e Durrësit.
Më pas ata iu drejtuan bulevardit në drejtim të Kryeministrisë.
Prej ditës së djeshme Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) iu bashkua studentëve, të cilët po protestojnë prej 9 ditësh në Tiranë.
Edhe gjatë ditës së sotme pedagogët kanë bojkotuar mësimin për të mbështetur studentët në kërkesat e tyre, ndërsa kërkojnë që ata të mos dhunohen nga Policia.
Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e tij.
Protestues para Ministrisë së Arsimit, foto: Florian Abazaj
1 nga 17

















(Klodi SARAÇINI)///
ME SHUME LAJME
Avokati i Popullit zbret në terren: Gjetëm 118 persona te Blloku i Sigurisë, kapaciteti zyrtar është 67! Të arrestuarit thonë se janë rrahur, njëri është në spital me dëmtim në sy
Rama-arsimtarëve: Shkruani ditarin e këtyre ditëve proteste, bazë për analizë të mëvonshme
Reagim i Parlamentit Europian për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur dhe përshkallëzimin e saj!