Panairi tradicional i 14 Kombëtar i Suvenireve Turistike Miqësore me mjedisin, gjatë këtij viti, ngre siparin nga 03-06 shtator 2026.


Burime të Agjencisë AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit ) ideuese dhe bashkorganizatore me bashkinë Sarandë, bënë të ditur se edicioni i ri që zhvillohet në javën e parë të shtatorit; Panairi “SARANDA 2026″, vjen si vazhdim i nje tradite 13- vjecare te panaireve te suvenireve qe organizohen cdo vit në pikun e sezonit turistik veror në qytetin e Sarandës dhe është pjesë e kalendarit turistik te Bashkisë Sarandë, i perfshirë tashme edhe në Kalendarin vjetor të Ministrisë së Kulturës”.


Sipas kryetarit të bordit të Qendrës Agjencia AJMMI, Panajot Boli, ” Impakti i eventit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në promovimet dhe zhvillimet turistike ne bashkine e Sarandës dhe në fokusimin e qytetit si një destinacion turistik dhe si qendër e panaireve dhe eventeve të tjera kulturore, ekonomike e turistike “.


Lidhur me pjesëmarrjen në këtë event të artizanëve nga Shqipëria dhe trevat e tjera kombëtare pritet që edhe këtë vit të nxitet pjesëmarrja për dhjetra subjekteve te artizanatit shqiptar nga treva të ndryshme te vendit dhe hapësirat mbarshqiptare.

“Përveç subjekteve të artizanatit vendor dhe atij nga trevat e ndryshme kombëtare, kemi konfirmime për pjesëmarrje në Panairin “SARANDA-2026” nga subjekteve të artizanati edhe nga trevat shqiptare jashtë kufijve shtetërorë (Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut), -tha për SARANDANEWS.AL koordinatori i këtij Panairi, Shkëlqim Selmani.

“Panairi i Suvenireve Turistike “SARANDA 2026 “, -u shpreh Panajot Boli,- është një traditë e qëndrueshme tashme disa vjeçare ne Sarandë. duke u shënuar edhe si një “Markë Saranda”, e njohur dhe e kërkuar për të marrë pjesë nga artizanët e hapësirave shqiptare ku promovohet, arti kombëtar i punëve të dorës, kultivuar në shekuj edhe që mbërrin deri ne ditët e sotme./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë
FOKUS – Evropa përballet me valë rekord të të nxehtit, OBSH kërkon masa urgjente
Memorie. 97 vjet nga miratimi i Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë