SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie. 97 vjet nga miratimi i Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Më 30 qershor 1929, u miratua Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Pas shpalljes së pavarësisë më 1912, natyrshëm lindi nevoja që edhe institucionet fetare të shkëputeshin prej varësive tradicionale të diktuara nga rrethana të karakterit politik dhe administrativ.

Me qëndrueshmërinë e arritur në dhjetëvjeçarin e parë të shtetndërtimit, pavarësia e Kishës Ortodokse u kthye në domosdoshmëri për të eliminuar ndikimet e politikave të jashtme përmes sferës fetare.

Kisha Ortodokse në Shqipëri u shpall Autoqefale nga Kongresi i Beratit i cili i zhvilloi punimet më 10-12 shtator 1922. Vendimet e statutit që ky kongres kishtar miratoi patën fuqi ligjore dhe peshë kanonike deri në krijimin e Sinodit I, mbajtur më 30 qershor 1929, nën drejtimin e Visarion Xhuvanit si kryepeshkop i Shqipërisë dhe mbikëqyrës i Mitropolisë së Korçës.

Patriarkana Ekumenike, e cila fillimisht refuzoi të pranonte këto zhvillime, u shtrëngua të diskutonte çështjen e autoqefalisë për shkak të rreziqeve të paraqitura nga Perëndimi. I dërguari i saj në Shqipëri, Krisanthi, u shpreh në favor të autoqefalisë, duke çuar në nënshkrimin e Tomosit Patriarkal në 12 prill 1937. Tomosi iu dorëzua Imzot Kristoforit, duke e caktuar atë si Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Një tomos patriarkal është një dekret zyrtar i lëshuar nga një patriark (zakonisht Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës) dhe Sinodi i Shenjtë në Kishën Ortodokse Lindore. Tomosi përdoret për të shpallur një kishë rajonale plotësisht të pavarur (autoqefale) ose gjysmë të pavarur (autonome) dhe përshkruan rregullat e saj administrative. (Edlira RUZI)///

error: