Protesta e njoftuar ditën e sotme para Parlamentit është shoqëruar sërish me tensione.
Qytetarët kanë qëlluar me vezë në drejtim të Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare e cila ka nisur që prej orës 10:00.
Po ashtu ata kanë hedhur plehrat mbi makinat e deputetëve të cilat ndodhen të parkuara para institucionit.
Ndërkohë, më herët grupi i protestuesve që ndodheshin para Parlamentit kanë pritur deputetët, të cilët u futën në sallë për seancën plenare, duke i shoqëruar me thirrjet: “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën para Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë afruar aty edhe një kosh mbeturinash duke shkruar emra deputetësh mbi të.///
ME SHUME LAJME
Nëna e studentit Klevis Meta: “Mos na i vrisni fëmijët!”
Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë
Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak