Greqia inauguroi muzeun e parë nënujor me mbetjet e një anijeje që transportonte mijëra amfora që u fundos në shekullin e V para Krishtit, një thesar i mbytur në Detin Egje që entuziastët e zhytjes tani do të lejohen ta eksplorojnë.
Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni mori pjesë në ceremoninë e cila u zhvillua në bordin e një anijeje dhe nën ujë me pjesëmarrjen e zhytësve.
Zona, që ndodhet pranë ishullit të Peristeras, në brigje e ishullit Alonissos, do të hapet për amatorët e zhytjes nga 3 gushti deri më 3 tetor, ndërkohë që turistët që nuk praktikojnë zhytjen do të kenë të drejtë për një vizitë virtuale në një qendër informacioni që ndodhet në Alonissos.
“Mbetjet e kësaj anijeje ndodhen në 21-28 metra thellësi afër bregdetit të ishullit të Peristeras dhe përmbajnë 3 000 deri në 4 000 amfora”, theksoi Maria Agalou, presidente e këshillit bashkiak të Alonissos.///ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI