Një turist austriak dëmtoi një skulpturë me vlera të paçmuara të Antonio Canovas, “Paolina Borghese”, në muzeun e Possagnos (Treviso), njoftoi kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili është president i fondacionit “Antonio Canova”.
“Pas rihapjes së muzeve, dhe mes tyre ai i Possagnos, ka një episod të bujshëm, i cili nuk vjen nga vizitorët italianë ose nga qytetarë jo të BE-së, por nga një turist austriak që ka vendosur të pozojë për një selfie, i ulur në Borghese Paolina, duke thyer gishtërinjtë e saj”, tha Sgarbi.
“Kërkoj nga policia dhe drejtësia qartësi dhe ashpërsi, që të identifikojë vandalin e pavetëdijshëm dhe që ai të mos ia hedhë pa u ndëshkuar”, përfundon ai///ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI