SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kos: Sot një “super e martë”, Shqipëria mbyllë kapitujt e parë të negociatave

Në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri–BE sot pritet të zyrtarizohet mbyllja e tre kapitujve të negociatave: “Kërkimi Shkencor” , “Arsimi dhe Kultura” dhe “Marrëdhëniet me Jashtë”.

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë dhe theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur pasi do të mbyllë kapitujt e parë të negociatave,

Kos deklaroi se Shqipëria, së bashku me Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi, po shënojnë përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

“Sot është një “super e martë” për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillojmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që kryesojnë procesin, Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi, po hedhin të gjitha hapa të mëdhenj përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Kos në një prononcim për mediet.

Ajo tha se me Ukrainën dhe Moldavinë po hapim Klasterin 6, i cili mbulon fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumentet për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian janë veçanërisht të forta.

Komisionerja nënvizoi se “Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë të negociatave. Ndërsa Mali i Zi ndodhet tashmë në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapituj. Tani, ky moment pozitiv duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”. (Almarina GEGVATAJ)///

vijon….

error: