SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Ndërhyrje për lirimin e hapësirave publike në bregdetin e Himarës

 Përgjatë vijës bregdetare të Himarës vijojnë monitorimet dhe kontrollet në terren me fokus ruajtjen e hapësirave publike të plazhit dhe garantimin e aksesit të lirë për pushuesit.

Kontrollet po zhvillohen në zbatim të hartës së stacioneve të plazhit, të përcaktuar mbi bazën e propozimeve të bashkisë dhe të miratuar nga Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik (KMST).

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “kontratat e stacioneve të plazhit duhet të respektohen, për një bregdet të administruar sipas ligjit”.

“Në Llaman, Himarë, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me bashkinë Himarë zhvilloi inspektime në terren, duke liruar një hapësirë publike dhe garantuar respektimin e sipërfaqeve të miratuara për qytetarët dhe vizitorët”, theksoi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit po kryen kontrolle në të gjitha zonat bregdetare me qëllim garantimin e standardeve të kërkuara për menaxhimin e plazheve dhe ofrimin e një eksperience sa më cilësore për pushuesit.

Respektimi i hapësirave të miratuara dhe lirimi i sipërfaqeve publike mbeten prioritet për një bregdet më të aksesueshëm, ku zhvillimi i turizmit ecën paralelisht me të drejtën e qytetarëve për të shijuar vijën bregdetare.(Klodi SARAÇINI)///

error: