Policia e Shtetit informoi sot se vijon intensivisht zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.
Sipas Policisë, krahas kontrolleve dhe verifikimeve, janë organizuar takime me pronarë, administratorë subjektesh në Ksamil, aktivitetet e të cilave gjenerojnë zhurmë nga muzika.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë këtyre ditëve, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren, të cilët kanë testuar me matës të zhurmës, disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonën turistike të Ksamilit në Sarandë.
Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë kryer kontrolle dhe për respektimin e orarit të lejuar për aktivitetet me muzikë, në ambiente të hapura dhe në qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Policia e Sarandës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për qytetarët, vizitorët dhe pushuesit.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri