Protesta e qytetarëve në Tiranë vijoi sot për të 59-ën ditë radhazi, me pjesëmarrësit që u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë.
Protesta, e nisur fillimisht në kundërshtim të investimit në Zvërnec, u shoqërua me thirrjet “Revolucion” dhe “Rama ik”.
Protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj investimit në Zvërnec, ndërsa artikuluan edhe kërkesa të tjera që lidhen me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Me pankarta dhe flamuj kombëtarë në duar, protestuesit kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që e cilësojnë “kastë të vjetër politike”.
Një qytetar pjesëmarrës në protestë deklaroi se njerëzit kanë humbur besimin te qeveria dhe kërkojnë ndryshim.
(vijon)
Protesta kundër investimit në Zvërnec, Foto: Florian Abazaj (Maela MARINI)///







/a
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri