Drejtuesi i një mjeti lundrues tip gomone u gjobit sot nga policia me 500 mijë lekë pasi shkeli perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre.
Gjithashtu, Policia Kufitare dhe Njësia e Policore Detare bënë bllokimin e mjetit lundrues tip gomone.
Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit. Çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi