SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Zjarrvënia e qëllimshme”/ Braçe me ‘dorë të hekurt’: S’do golemizohet pylli i djegur i Semanit, do hetohet si krim i rëndë

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se vënia e qëllimshme e zjarreve është i udhëhequr nga interesa biznesi. Sipas tij, zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar.

Ai ka lajmëruar se mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë dhe kurrë pallate.

Braçe tha se do të përndiqen tani ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s’do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.

Postimi i plotë:

Sherbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin.

Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper; Ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive;

DUHET SHUME PUNE E ANGAZHIM, BURIME FINANCIARE DHE NJEREZ TE KUALIFIKUAR, ME SHUME KOMUNIKIM PER TE BERE KETE PUNE JETIKE!

Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjarrit jane ne kullota e shkurre;

Zjarrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme,  ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate.

E kuptoni per sa pak behet gjema?

Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne,  te arrestojme, te prishin kontratat me zjarrevenesit;

TOLERANCA ME TA MBARON NJEHERE E MIRE!

Ne pyje eshte tjeter histori; Niveli i krimit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi. Zjarri ne Godull-Seman duhet te hetohet si krim i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar;

ATEHERE PO UA THEM SOT,

MBI CDO METER KATROR PYLL TE DJEGUR ATJE E KUDO NE BREGDET,

DO RIMBILLEN PEME, KURRE PALLATE!

Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.

Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po luftojne me zjarret ende, te zjarrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise;

DUA TE FALENDEROJ EDHE VULLNETARET E ANGAZHUAR ME TA!

PYJET E KULLOTAT JANE TONAT,

TE TE GJITHEVE!///

error: