Vatrat e zjarrit në territorin e bashkive Delvinë dhe Finiq janë shuar, pas ndërhyrjes së koordinuar të strukturave të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura dhe mbështetjes ajrore.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërhyrja e shpejtë dhe angazhimi i të gjitha strukturave në terren mundësuan izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara dhe duke mbrojtur fshatrat Vllahat, Kostar dhe Mesopotam.
Ndërkohë, shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, shprehu mirënjohjen për punën e kryer nga pilotët e Forcës Ajrore dhe efektivët e angazhuar në terren gjatë operacionit për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Kingji vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e Forcave të Armatosura në përballimin e situatave emergjente, duke theksuar kontributin e tyre në mbrojtje të komuniteteve dhe pasurisë natyrore.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi se në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse nga Delvina, Finiqi dhe Konispoli, 60 vullnetarë, 40 forca të Forcave të Armatosura, si dhe Forcat e Armatosura me tre helikopterë, 2 “Cougar” dhe 1 “Black Hawk”.(Ermira ISUFAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI