Policia Kufitare e Himarës ka bllokuar një mjet lundrues Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin me masë administrative 300 000 lekë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Bunecit.
Menjëherë pas raportimit nga pushuesit, në adresën e Policisë e Shtetit, për një mjet lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Bunecit dhe po rrezikonte jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u konstatua mjeti lundrues Jet Ski, i cili u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Gj., u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë, për shkelje të perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave që cenon sigurinë publike, në numrin pa pagesë 112. Reagimi i menjëhershëm dhe bashkëpunimi me qytetarët mbeten kyç për parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI