Informacion paraprak.
Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit!
Ksamil. Detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit francez, autori punonte si bodigard. Konflikti nisi për ngacmimin e një vajze
“WorldBankECA”: Nga emigrimi te rikthimi: si turizmi po rilind qytetet shqiptare