SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mbahet protesta e 79-të në Tiranë me të njëjtat kërkesa

Në Tiranë u zhvillua sot protesta e 79-të radhazi kundër investimit në Zvërnec.

Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku folës të ndryshëm vijuan të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e “kastës së vjetër” politike, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se sheshi para Kryeministrisë është bërë sheshi i bashkimit të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve që vendi të mos qeveriset më nga autokratë dhe deputetë të inkriminuar.

E nisur si reagim ndaj ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec, tashmë pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale dhe shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, meritokracinë, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Pas fjalimeve të rastit, protestuesit vijuan me marshimin në rrugët e Tiranës.

Dita e 79-të e protestës; Fotoreporter: Florian Abazi (Maela MARINI)///

error: