SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. 6 në burg dhe 5 të lirë; ja çfarë vendosi Gjykata për të arrestuarit për vrasjen e turistit portugez, Sokrat Vata i penduar në gjyq

Sokrat Vata alias Sokrat Lipan është lënë në qeli nga Gjykata e Sarandës, në seancën e mbajtur dje për verifikimin e masave të sigurisë, për njëmbëdhjetë personat e ndaluar, të cilët akuzohet për vrasjen e turistit portugez në klabin “Principotes”.

Togat e zeza kanë lënë në qeli Sokrat Lipan, dy shtetasit turk Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Parlak, të cilët tentuan ta ndihmonin gjatë arratisjes, dhe shtetasit Ildi Cekani, Ervis Bunçi e Sershi Selimi, me tre të fundit që do qëndrojnë në qeli 45 ditë.

Ndërkohë, pesë shtetasit e tjerë, duke përfshirë të paktën tre prej tyre zyrtarë të shtetit, janë lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Bëhet fjalë për Luçjano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu, Murat Zhabina dhe Kristo Koshi.

Vlen të thekësohet se këta shtetas janë lënë në masa më të buta sigurimi, për shkak të rrethanave lehtësuese dhe përfshirjes dytësore në krim, deri në përfundim të hetimit, por nuk do të thotë se janë liruar nga akuza.

6 në burg dhe 5 të lirë; ja çfarë vendosi Gjykata e

Ndërkohë, 29 vjeçari Sokrat Vata ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk e ka kuptuar momentin kur ka goditur me thikë turistin, sepse sipas tij, gjithçka ka ndodhur gjatë një sherri që kishte shperthyer në ambientet e klabit.

U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia, jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal. Ata po bënin zhurmë, shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin. U afruam më afër dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin.

Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri nga ata kishte një thikë. E kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment, dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull. Aty jam rrëzuar dhe ata kanë tentuar të më godasin sërish. Instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj si e kam goditur, pasi isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri nga ata ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, është shprehur Sokrat Vata.

Turku Nuh Mahmutoglu ka deklaruar para gjykatës se 29-vjeçari e kishte telefonuar rreth orës 06:30 të mëngjesit dhe i kishte kërkuar ndihmë për ta shoqëruar drejt Tiranës, ku sipas tij, Sokrat Vata i kishte thënë se ishte rrëzuar nga motori. Edhe të ndaluarit e tjerë kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk e kanë parë momentin e përleshjes.///

error: