Me një fluks në rritje të turistëve vendas dhe të huaj, muaji gusht mbetet piku i sezonit turistik në Sarandë.
Porti i Sarandës është bërë tashmë ndalesa e dhjetëra kroçierave gjatë këtij viti, duke e kthyer qytetin në një destinacion të rëndësishëm turistik veçanërisht për vizitorët e huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga gjiri i Sarandës që ka mirëpritur një tjetër kroçerë këto ditë gushti. “Kartolinë gushti nga Saranda”, u shpreh Rama krahas pamjeve.
Sezoni i kroçierave në Sarandë për vitin 2026 u hap në muajin mars me mbërritjen e anijes “Sapphire Princess”, e cila solli mijëra turistë të huaj.
Turistët vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-në, Italinë, Gjermaninë dhe Francën, për të vizituar pikat historike si Butrinti, Syri i Kaltër, Kalaja e Lëkursit, por edhe më tej qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës etj.
Kombinimi i bregdetit, trashëgimisë historike dhe peizazheve natyrore e pozicionon Sarandën ndër destinacionet kryesore të turizmit shqiptar gjatë sezonit veror. (Maela MARINI)///
ME SHUME LAJME
Rama: Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit, detyrë ekskluzive e drejtësisë
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin