Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se PD do të nisë së shpejti përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit për bashkinë e Tiranës.
I pyetur nëse PD do t’i qëndrojë procesit të primareve, Berisha tha se nuk ka asnjë vendim për përjashtimin e tyre.
Sa i përket kandidaturës për Tiranën, Berisha u shpreh se gjithçka do të përcaktohet gjatë javëve të ardhshme.
“PD në kohë shumë të afërt do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Çështja e hapjes së garës, ndonëse në njëfarë mënyre nuk është se nuk është punuar, është punuar, por po vazhdon puna dhe në momentin më të parë do ta shpallim. Nuk ka asnjë vendim që të përjashtohen primaret”, tha Berisha.
I pyetur nëse Ilir Alimehmeti mund të jetë një kandidat potencial i PD-së për bashkinë e Tiranës, Berisha e cilësoi atë “një personalitet të shquar të PD dhe të qytetit të Tiranës”, duke shtuar se vendimi do të merret në vijim.
Sa i përket reformë territoriale, Berisha vlerësoi si të domosdoshme ekspertizën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Sipas tij, reforma territoriale dhe ajo zgjedhore duhet të jenë gjithëpërfshirëse, ndërsa theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë post-monitorimi dhe vijon të jetë nën vëzhgim nga institucionet evropiane.
“Miratimi gjithëpërfshirës i reformës territoriale dhe reformës zgjedhore është një përcaktim shumë i qartë në raportin e muajit tetor të vitit të kaluar të Komisionit Evropian. Për BE-në dhe për mbarë Evropën, institucioni më kompetent për çështje të qeverisjes vendore është Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale pranë Këshillit të Evropës”, tha ai.
Ai tha se opozita do të vijojë konsultimet me qytetarët për hartën e re territoriale dhe se nuk do të tërhiqet nga propozimi për 100 bashki.(Marseda QEFALIA)///
ME SHUME LAJME
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Ksamil. Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në zonën e pushuesve, ndëshkohet me gjobë 500 000 lekë të rinj bllokim mjeti.
Palasë Himarë. Kanosi bashkëshorten arrestohet 40-vjeçari