SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Begaj thirrje protestuesve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.

Në një reagim nëpërmjet Facebook-ut, Kreu i Shtetit theksoi se e drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar atë.

“Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit”, u shpreh Presidenti.

Ai nënvizoi se vendit i duhet më shumë përgjegjësi dhe se Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

Presidenti u shpreh gjithashtu i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar se zyra e tij do të mbetet e hapur për çdo të ri dhe qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.(Gjergji MIMA)///

error: