SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Policia e Shtetit: 14 efektivë të plagosur gjatë protestës, 35 persona të shoqëruar

Policia e Shtetit në një reagim publik informon se katërmbëdhjetë punonjës të Policisë së Shtetit janë plagosur gjatë protestës në Tiranë, ndërsa 35 shtetas janë shoqëruar deri më tani.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim të distancohen menjëherë nga dhuna dhe të ndalojnë sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike dhe private.

“Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë”, theksohet në njoftim.

Policia u ka kërkuar protestuesve të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, duke nënvizuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por nuk legjitimon ushtrimin e dhunës apo shkatërrimin e pronës.

Sipas Policisë së Shtetit, shërbimet policore po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për kryerjen e akteve të dhunës dhe atyre që janë maskuar gjatë tubimit.

“Përgjegjësit për këto akte do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin”, thuhet në reagim.(Ermira ISUAJ)///

error: