Një 23 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe institucionet.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Infrastruktura”, gjatë të cilit u arrestua pas konsultimit me prokurorin, shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke iu shitur pjesëmarrësve në protestë, 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën:
– 239 dronë të madhësive të ndryshme;
– 75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;
– 44 celularë;
– 17 Poëerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;
– 1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);
– 3 palë syze me videoregjistrues; – pajisje DVR;
– 7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;- 1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;- 2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave; – 12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Ëatch 10 Pro Max; – 8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.
“Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj. Vijon hetimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasit O. M., si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në të”, thotë Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.(Nga Newsbomb.al)
ME SHUME LAJME
Reagim i Parlamentit Europian për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur dhe përshkallëzimin e saj!
Shqipëria shënjestër e një sulmi të mirëkoordinuar nga një forcë e shpallur terroriste nga SHBA
Nëna e studentit Klevis Meta: “Mos na i vrisni fëmijët!”