SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie

Protestuesit janë mbledhur sërish sot para ambienteve të Kuvendit për të protestuar në një kohë që zhvillohet seanca plenare.

Ndërkohë policia ka vendosur perimetrin e sigurisë përreth Kuvendit, duke mos lejuar protestuesit që të afrohen pranë parlamentit.

Protesta para Kuvendit zhvillohet ndërsa kryeqyteti ka njohur javët e fundit një valë protestash qytetare e studentore, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe ndryshimi i klasës politike në vend.

Studentë, por edhe qytetarë, protestuan për ditë me radhë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Protestat u shoqëruan me përplasje të ashpra ndërmjet policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit kryen akte dhunë nëpër institucione publike, biznese private si dhe shkatërruan sinjalistikën rrugore.

Protesta para Kuvendit, foto: Andrin Hoxha (Marseda QEFALIA)//

1 nga 2

(

error: