Punimet në bajpasin e Sarandës po avancojmë me ritme të shpejta, duke i dhënë jetë një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier punimesh, ndërsa theksoi se investimi do të sjellë më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët dhe kushte më të mira për mijëra turistë që zgjedhin Sarandën çdo vit.
Rama bëri të ditur se punimet për “Rrugën e Gjashtë” dhe hapjen e tunelit po avancojnë me ritme të shpejta, për të përfunduar vitin e ardhshëm.
Ky aks do t’i sigurojë qytetit të Sarandës një prej veprave më të rëndësishme të viteve të ardhshme.
Ky projekt strategjik pritet të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në lëvizjen dhe jetën e qytetit, duke garantuar lehtësim të qarkullimit, si dhe ulje të trafikut sidomos në sezonin turistik.
Po ashtu përmes këtij aksi do të garantohet akses i më i shpejtë drejt zonave turistike, si dhe rritje e cilësisë urbane dhe zhvillim më i qëndrueshëm i ekonomisë lokale.(Maela MARINI)///
ME SHUME LAJME
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit
Konispol. I riu nga Lushnja kapet me 11 iranianë dhe irakenë. 2500 euro “bileta”
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie