𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, 𝐧𝐣ë 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐦ë 𝐭ë 𝐫ë𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐧 e 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢së me 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢në po bëhetr realitet në treren. Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Janinë–Kakavijë po vijojnë në disa fronte. Projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen rrugore mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke krijuar mundësi të reja për tregtinë, turizmin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Epirit. Pamjet e reja ajrore dhe fotografitë nga kantieri tregojnë ecurinë e punimeve në disa pika të gjurmës së projektit, nga nyja e lidhjes me autostradën Egnatia, deri në zonën e Zoodohos dhe Parkun Industrial të Janinës. Në pamje dallohen punimet e gërmimit, sistemimi i terrenit dhe ndërhyrjet infrastrukturore që po kryhen për ndërtimin gradual të kësaj vepre të rëndësishme.


Një aks prej 69,5 kilometrash Rruga Janinë–Kakavijë përbën vazhdimin veriperëndimor të autostradës Joniane drejt kufirit shqiptaro-grek. Projekti ka një gjatësi totale prej rreth 69,5 kilometrash dhe parashikon ndërtimin e 11 nyjeve të disniveluara. Ai ndahet në dy segmente kryesore: Janinë–Kalpaki: rreth 46,4 kilometra rrugë e re. Kalpaki–Kakavijë: rreth 23,1 kilometra, me përmirësimin e rrugës ekzistuese deri në pikën kufitare. Buxheti i përgjithshëm i projektit është rreth 386 milionë euro, ndërsa objektivi i publikuar për përfundimin e punimeve është qershori i vitit 2029. Lidhje më e shpejtë me Shqipërinë dhe Ballkanin Rëndësia e këtij aksi shkon përtej përmirësimit të qarkullimit lokal. Me përfundimin e tij, pritet të forcohet lidhja ndërkufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke lehtësuar udhëtimet e qytetarëve dhe transportin e mallrave. Njëkohësisht, projekti do të krijojë kushte më të mira për lidhjen e rajonit të Epirit me aeroportin e Janinës, Parkun Industrial dhe portin e Igumenicës. Për bizneset, kjo nënkupton mundësi më të mira transporti dhe qarkullimi të mallrave, ndërsa për turizmin krijon një korridor më të favorshëm për lëvizjen e vizitorëve mes dy vendeve. Një korridor i rëndësishëm për ekonominë rajonale Lidhja me autostradat Joniane dhe Egnatia e vendos aksin Janinë–Kakavijë në një rrjet më të gjerë transporti, që lidh Greqinë perëndimore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Për shqiptarët që jetojnë në Greqi, por edhe për qytetarët që udhëtojnë mes dy vendeve, kjo vepër infrastrukturore ka një rëndësi të veçantë. Pamjet e reja ajrore tregojnë se projekti po merr formë, ndërsa përfundimi i tij pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në komunikimin rrugor mes dy vendeve.///
ME SHUME LAJME
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë