Vaksina ruse antiCOVID-19 do të vihet në dispozicion të personelit mjekësor brenda javëve të ardhshme, tha sot ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, një ditë pas regjistrimit të saj.
“Në dy javët e ardhshme, paketat e para të vaksinës së koronavirusit do të shpërndahen, para së gjithash, për mjekët”, tha ai, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Njoftimi i djeshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, për regjistrimin e një vaksine antiCOVID-19 ngjalli shumë skepticizëm, me ekspertët që paralajmëruan se provat klinike duhej të ishin kryer për një periudhë më të gjatë./ /ATA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI